Gjigantët e futbollit evropian pas Jamesit

  • 09 April 2020 - 15:54
Gjigantët e futbollit evropian pas Jamesit

Mesfushori ofanziv kolumbian do të largohet gjithsesi nga Real Madridi pas përfundimit të këtij sezoni. Ai mund ta vazhdojë karrierën në Angli ose në Itali

Manchester Unitedi dhe Juventusi janë dy kandidatë seriozë për transferimin e James Rodriguezit pas përfundimit të këtij sezoni.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “AS”.

Përfaqësuesi kolumbian nuk ia doli të lë gjurmë në “Santiago Bernabeu” as në eksperiencën e tij të dytë në Madrid pas huazimit në Bayern Munich.

Për këtë, ish-futbollisti i Portos dhe Monacos do të largohet nga Spanja gjatë verës që vjen.

Gjithashtu, interesim për Jamesin kanë shfaqur edhe Napoli dhe Evertoni.

Mbetet të shihet se cili klub do ta bëjë ofertën më të mirë për futbollistin kreativ. 

(Kosova Sot Online)