Messi ndoshta mund të shkojë në Kinë ose MLS, por jo në Inter

  • 09 April 2020 - 16:30
Messi ndoshta mund të shkojë në Kinë ose MLS, por jo në Inter

Rivaldo nuk e sheh të realizueshme transferimin e mundshëm të Messit në Inter

Në kinë po, ndoshta edhe në MLS në Amerikë, por jo në Inter – Rivaldo nuk mendon se Lionel Messi do të luajë për një tjetër klub në Europë.

Së fundmi është folur shumë për një transferim të mundshëm të Messit në Itali te Interi, por argjentinasi gjithmonë ka përsëritur se Barcelona do të jetë klubi i fundit në Evropë.

Kështu mendon edhe legjenda e Barcës dhe Brazilit, Rivaldo.

“Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, tha këtë javë se ai mund ta sjellë Leo Messin në Itali për të vazhduar rivalitetin me Cristiano Ronaldon, por e kam thënë dhe po e them prapë, nuk mendoj se ai do të lërë Barcelonën për një tjetër klub në Europë”, deklaroi Rivaldo.

“Nuk ka asnjë arsye për të lërë Spanjën, por nëse ndodh një ditë atëherë ai mund të transferohet në Kinë ose MLS, por vetëm atëherë kur ndalon së qenuri vendimtar për Barcën”.

“Natyrisht, Interi është klub i madh dhe në të kaluarën ka pasur lojtar të mëdhenj që kanë fituar tituj të rëndësishëm, por s’mund ta imagjinoj Messi që të ndryshojë klub derisa ende është në nivele të larta te Barcelona”.

Leo deri më tani ka bërë 856 paraqitje për Barcelonën, ka shënuar 697 gola dhe ka dhuruar 289 asistime.

(Kosova Sot Online)