“Milani duhet ta transferojë Icardin”

  • 15 April 2020 - 16:21
 “Milani duhet ta transferojë Icardin”

Ish-futbollisti i “Rossoneri”, Marco Simone e ka këshilluar klubin italian që ta transferojë sulmuesin argjentinas të Interit

Milani duhet ta transferojë Mauro Icardin gjatë verës që vjen për ta ngritur sulmin e tij në nivele të larta.

Kjo është këshilla që e ka marrë gjiganti italian nga ish-futbollisti i “Rossoneri”, Marco Simone.

Sulmuesi argjentinas aktualisht është i huazuar në Paris Saint-Germain, por gjatë verës pritet të rikthehet në Inter.

“Nerazzurri” nuk duken të interesuar për ta mbajtur ish-futbollistin e Sampdorias në ekip.

Prandaj, Icardi duhet ta gjejë një klub të ri.

Simone mendon se Kuqezinjtë kanë nevojë pikërisht për një futbollist të profilit të Icardit.

Icardi i ka realizuar 20 gola në 31 ndeshje për PSG-në këtë sezon deri tash.

Interesim për përfaqësuesin argjentinas ka shfaqur edhe Juventusi në Itali.

(Kosova Sot Online)