Milani i telefonon futbollistët e huaj

  • 17 April 2020 - 21:46
Milani i telefonon futbollistët e huaj

Në Itali e kanë seriozisht çështjen e rinisjes së stërvitjes më datën 4 maj, vetëm një ditë pas përfundimit të masave të jashtëzakonshme të kryeministrit Giuseppe Conte.

Kjo ka shtyrë Milanin sot që t’i njoftojë futbollistët e huaj që të kthehen në Milano brenda të enjtes së ardhshme.

Ibrahimovic, Leao, Calhanoglu, Kjaer, Begovic e Paqueta janë futbollistët kuqezi që kanë zgjedhur të rikthehen në atdheun e tyre gjatë këtyre ditëve të izolimit prej Covid-19 dhe tani do të duhet të marrin sërish rrugën për në Milano.

Që të gjithë këta do të duhet t’i nënshtrohen një karantine 14-ditore në Milano, para se të paraqiten në Milanello në fillim të muajit maj, për të rinisur stërvitjen sipas një protokolli që pritet të miratohet këto ditë.

Sipas MilanNeës.it, edhe Ante Rebic dhe Franck Kessie janë në listën e izolimit, para se të paraqiten në qendrën stërvitore.

(Kosova Sot Online)