PSG-ja i ofron kontratë të re të majme Neymarit

  • 20 April 2020 - 15:31
PSG-ja i ofron kontratë të re të majme Neymarit

Gjiganti francez do t’ia ofrojë yllit brazilian një rrogë vjetore prej 38 milionë eurosh vetëm për ta bindur atë të qëndrojë në “Parkun e Princave”

Paris Saint-Germaini e ka përgatitur një kontratë të re për Neymarin.

Gjiganti francez është i gatshëm t’ia ofrojë yllit brazilian një rrogë të majme prej 38 milionë eurosh në vit, vetëm për ta mbajtur atë në ekip.

Sipas të së përditshmes spanjolle “Sport”, kontrata e re në mes të palëve do të zgjaste deri në vitin 2025.

Gjithashtu, në këtë kontratë nuk janë përfshirë bonuset dhe paratë që mund t’i fitojë përfaqësuesi brazilian nga reklamat.

Neymar lidhet me një rikthim të mundshëm në Barcelonë.

Mirëpo, kriza e shkaktuar nga koronavirusi e ka vënë në pikëpyetje këtë transferim. 

(Kosova Sot Online)