Futbollistët më të mirë të 25 vjetëve të fundit

  • 24 April 2020 - 14:39
Futbollistët më të mirë të 25 vjetëve të fundit

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi i morën dy pozitat e parë në listën e 25 futbollistëve më të mirë në 25 vjetët e fundit, sipas FourFourTwo, mirëpo lista ngjalli debat për radhitjen e disa futbollistëve të tjerë.

Kapiteni argjentinas i Barceloëns, Lionel Messi, është radhitur në pozitën e parë, pasi që FourFourTwo ka argumentuar se vendin e parë e ka fituar futbollisti shkaku i brilancës që ka shfaqur vazhdimisht me kalimin e viteve.

Ronaldo u lavdërua gjithashtu për jetëgjatësinë e karrierës së tij përderisa vazhdon t’i tejkalojë pritshmëritë, duke luajtur në nivelin më të lartë edhe në mesin e viteve të 30-ta të jetës së tij.

Më poshtë mund ta shikoni radhitjen e plotë të top 25 futbollistëve të 25 vjetëve të fundit, ku përjashtimi i Zlatan Ibrahimovicit u ka rënë shumë tifozëve në sy.

25. Gianluigi Buffon

24. Sergio Ramos

23. Romario

22. Paul Scholes

21. Raul

20. Sergio Busquets

19. Luka Modric

18. Eric Cantona

17. Gabriel Batistuta

16. Luis Figo

15. Wayne Rooney

14. Kaka

13. Ryan Giggs

12. Fabio Cannavaro

11. Rivaldo

10. Roberto Baggio

9. Paolo Maldini

8. Andres Iniesta

7. Xavi

6. Thierry Henry

4. Ronaldo

3. Zinedine Zidane

2. Cristiano Ronaldo

1. Lionel Messi 

(Kosova Sot Online)