Klopp i telefonon babait të Mbappes

  • 26 April 2020 - 14:51
Klopp i telefonon babait të Mbappes

Liverpooli i ka nisur përpjekjet për ta transferuar yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, gjatë afatit kalimtar të verës.

Trajneri i të kuqve, Jurgen Klopp, ka biseduar me babanë e francezit, për ta pyetur nëse fituesi i Kupës së Botës është i interesuar t’i bashkohet Liverpoolit.

Raportohet se gjiganti i Premierligës është duke menduar të bëjë ofertë ambicione për Mbappen.

Por për t’i siguruar shërbimet e francezit, Liverpooli duhet ta mposhtë Real Madridin në garë për të, klubin më të interesuar për Mbappen deri tani.

Le10Sport shkruan se të kuqtë janë duke punuar për të qenë favoritë në garë për Mbappen, duke biseduar me babanë e lojtarit. 

(Kosova Sot Online)