Chiesa, objektiv i klubeve të mëdha evropiane

  • 28 April 2020 - 16:16
Chiesa, objektiv i klubeve të mëdha evropiane

Juventusi, Interi, Manchester Unitedi dhe Chelsea ia kanë vënë syrin sulmuesit të rrezikshëm italian të Fiorentinës

Federico Chiesa është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane.

Juventusi, Interi, Manchester Unitedi dhe Chelsea ia kanë vënë syrin sulmuesit të Fiorentinës.

E përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se për 22 vjeçarin klubit “Viola i janë ofruar para të majme.

Tash, vendimin final do ta marrë futbollisti, natyrisht në konsultim dhe pajtueshmëri me klubin e tij aktual.

Besohet se Chiesa dëshiron të vazhdojë të luajë në Itali.

Prandaj, nëse nuk qëndron në Firenze, më shumë ka mundësi që ai të përfundojë në Juventus ose në Inter.

(Kosova Sot Online)