James Rodriguez, prioritet i Evertonit

  • 29 April 2020 - 16:01
 James Rodriguez, prioritet i Evertonit

Klubi anglez do të mundohet ta transferojë mesfushorin ofanziv të Real Madridit gjatë verës që vjen

Evertoni e ka bërë James Rodriguezin si prioritet të tij për afatin kalimtar të verës.

Futbollisti kolumbian pritet të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni edhe pse ka kontratë deri në vitin 2021.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.

Trajneri Carlo Ancelotti shpreson që të ribashkohet me Jamesin, me të cilin kishte punuar tek “Los Blancos” vite më parë.

“Toffees” pritet t’ia ofrojnë 28 vjeçarit një kontratë katërvjeçare.

Interesim për ish-futbollistin e Portos, Monacos e Bayern Munichut kanë shfaqur edhe Arsenali, Chelsea e Wolverhamptoni.

James nuk po ka hapësira të mjaftueshme në Madrid.

Nëse transferohet në Everton do të kishte mundësi të luajë në vazhdimësi.

(Kosova Sot Online)