Donnarumma mund ta vazhdojë kontratën me Milanin

  • 30 April 2020 - 18:58
 Donnarumma mund ta vazhdojë kontratën me Milanin

Portieri italian, Gianluigi Donnarumma mund ta vazhdojë eksperiencën tek “Rossoneri”, të cilët e kanë bërë gati një kontratë të re për të

Milani e ka përgatitur kontratën e re për portierin Gianluigi Donnarumma.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”.

Portieri italian ka kontratë me “Rossoneri” deri në vitin 2021.

Mirëpo, Kuqezinjtë po planifikojnë ta “blindojnë” atë në “San Siro” sa më gjatë të jetë e mundur.

Milani po mendon t’ia vazhdojë atij kontratën fillimisht për një vit tjetër.

Por, përfaqësuesi italian duhet të pranojë t’i ulet rroga për 1 milion euro shkaku i krizës që e ka kapluar klubin italian nga pandemia koronavirus.

(Kosova Sot Online)