Marcelo: Messi dhe Navas kundërshtarët më të vështirë

  • 02 May 2020 - 10:50
Marcelo: Messi dhe Navas kundërshtarët më të vështirë

Përmes Instagramit, në këto ditë karantina, futbollistët po diskutojnë mes vete për gjëra të ndryshme, duke treguar gjëra nga e kaluara në futboll, por edhe e tanishmja.

Së fundmi, Marcelo dhe Fabio Cannavaro, që së bashku kanë luajtur te Real Madridi, edhe pse për një kohë të shkurtër, kanë diskutuar për gjëra e gjëra në Instagram.

Duke folur për suksesin që Reali ka pasur me Zinedine Zidanen, ata folën edhe për kundërshtarët më të vështirë që janë përballur gjatë karrierës.

“Zidane? Me punën, përulësinë dhe mirëkuptimin e lojtarëve ne arritëm të fitonim. Kjo e bëri të pabesueshme harmoninë në dhomat e zhveshjes. Të mos harrojmë punën e mëparshme, Ancelotti ishte një i shkëlqyeshëm”, tha Marcelo.

“Lojtari më i vështirë për t’u përballur? Nuk kam luajtur kundër Cristianos, kështu që do të thosha Messi dhe Jesus Navas”. 

(Kosova Sot Online)