Trajneri anglez tregon pse s’ka kuptim të kthehet futbolli tani

  • 02 May 2020 - 21:40
Trajneri anglez tregon pse s’ka kuptim të kthehet futbolli tani

Trajneri i Blackburnit, Tony Mowbray, e ka vënë në dyshim arsyeshmërinë e vendimit për t’i rinisur ndeshjet e futbollit gjatë periudhës sa vazhdojnë vendimet për distancim, duke thënë se kjo ide është e pakuptimtë.

Skuadra e Moëbray ishte vetëm tre pikë larg zonës së play-offs në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli, kur u vendos të pezulloheshin të gjitha aktivitetet sportive shkaku i përhapjes së koronavirusit.

Liga e futbollit anglez ka thënë se mbetet e përkushtuar për ta gjetur një mënyrë për ta përfunduar sezonin 2019/20, mirëpo mbetet ende e paqartë se cila mund të jetë kjo zgjidhje.

Mowbray beson se nuk është e arsyeshme të detyrohen ligat të kthehen në fushën e blertë në këtë pikë, edhe nëse ndeshjet vendoset të luhen prapa dyerve të mbyllura.

“Botës po i mungon futbolli, por unë nuk mendoj se ne duhet ta sakrifikojmë shëndetin e stafit, lojtarëve, zyrtarëve, njerëzve që duhet të jenë përreth stadiumeve”, tha Moëbray, në një intervistë të dhënë për Sky Sports.

“Po flitet për stadiume të zbrazëta, kush do t’i kthejë topat? Këto janë gjëra të vogla, por duhet të mendohet për gjithçka. Unë nuk mund ta shoh një zgjidhje të lehtë për rinisje. Nuk jam i sigurt se çfarë zgjidhje mund të gjendet”.

“Si do të shkojmë për kornere dhe të sfidojmë për goditjet me kokë dhe si do të bëjmë ndërhyrje… futbolli është sport fizik dhe nuk ka kuptim të bëhet gjatë distancimit social”. 

(Kosova Sot Online)