15 vjet nga rundi më dramatik në histori të boksit

  • 07 May 2020 - 13:09
15 vjet nga rundi më dramatik në histori të boksit

Rundi i dhjetë i meçit mes Diego Corrales dhe Jose Luis Castillos është vlerësuar si rundi më dramatik, kontrovers dhe brutal në histori të boksit, në 15 vjetorin e atij meçi.

Dy boksierët kishin shkëmbyer grushte të fuqishme mes vete qysh nga fillimi i meçit, mirëpo rundi i dhjetë kishte qenë tejet i paparashikueshëm dhe ende mbetet në mendjen e tifozëve të boksit.

Meksikani Castillo kishte goditur i pari, duke e hedhur në tokë kundërshtarin me një goditje me grusht të majtë, të cilën e kishte ndjekur me një tjetër nokdaun.

Corrales, që e kishte pasur syrin e majtë aq të ënjtur si i dukej i mbyllur, pastaj arriti ta përmbyste rrjedhën në mënyrë të paparashikueshme, pasi ra në tokë dy herë.

Kur Castillo kishte tentuar ta përfundonte meçin me një tjetër goditje, Corrales ia kishte kthyer me një grusht të djathtë të fuqishëm.

Dyshja kishte vazhduar të shkëmbente grushte, përderisa të gjithë të pranishmit në sallë ishin ngritur në këmbë dhe po brohoritnin.

Këtë meç, që u zhvillua më 7 maj të vitit 2005 në Las Vegas, në fund e fitoi Corralles, duke bërë kështu që ky meç të mbetet në librat e historisë në boks shkaku i rrjedhës dramatike të saj. 

(Kosova Sot Online)