Barça insiston për Miralem Pjanicin

  • 12 May 2020 - 16:20
 Barça insiston për Miralem Pjanicin

Gjiganti katalunas duket se e ka arritur marrëveshjen me mesfushorin boshnjak, tash “topi” është te Juventusi

Barcelona e ka bërë një hap përpara drejt transferimit të Miralem Pjanicit.

Mediumi “ESPN” shkruan se gjiganti katalunas e ka arritur një lloj marrëveshjeje me mesfushorin boshnjak.

Tash i mbetet Juventusit të vendos për ish-futbollistin e Romës.

Ndërkohë, interesim për Pjanicin ka shfaqur edhe Manchester Unitedi.

Sidoqoftë, 30 vjeçari e ka hedhur poshtë mundësinë që të përfundojë në “Old Trafford”.

E përditshmja spanjolle “Sport” njofton se krahas “Djajve të Kuq”, mesfushorin kreativ e pëlqen edhe Paris Saint-Germaini.

Mirëpo, duket se dëshirë e Pjanicit është të transferohet në “Camp Nou”.

(Kosova Sot Online)