Manchester City beson se trajneri Guardiola nuk do të rikthehet në Barcelonë

  • 13 May 2020 - 15:55
Manchester City beson se trajneri Guardiola nuk do të rikthehet në Barcelonë

Kampioni aktual anglez shpreson që trajneri spanjoll ta vazhdojë kontratën me klubin nga “Etihad Stadium”

Manchester City beson se trajneri Pep Guardiola nuk do të rikthehet në Barcelonë.

Për këtë siguron mediumi britanik “The Sun”.

Kandidati për president të Barçës, Joan Laporta synon ta rikthejë Guardiolën në “Camp Nou” nëse i fiton zgjedhjet në klub.

Trajneri i suksesshëm spanjoll ka kontratë edhe një vit me Cityn.

Dhe, kampioni aktual anglez shpreson që 49 vjeçari ta vazhdojë kontratën në “Etihad Stadium”.

Guardiola kishte fituar gjithçka me Barcelonën, ndërsa më pas e fitoi titullin e kampionit edhe në Bayern Munich e Manchester City.

Ndërkohë, flitet se trajner i ardhshëm i Barçës mund të jetë legjenda e këtij klubi, Xavi Hernandez. 

(Kosova Sot Online)