Bayernit i kanë mbetur vetëm edhe dy ditë afat për të vendosur për fatin e Ivan Perisicit

  • 13 May 2020 - 15:57
Bayernit i kanë mbetur vetëm edhe dy ditë afat për të vendosur për fatin e Ivan Perisicit

Futbollisti kroat është i huazuar në “Allianz Arena” dhe gjiganti bavarez duhet të vendosë për të deri më 15 maj

Bayern Munichut i kanë mbetur vetëm edhe dy ditë afat për të vendosur për fatin e Ivan Perisicit.

Sulmuesi i krahut është i huazuar këtë sezon në “Allianz Arena” nga Interi.

Dhe, e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se gjiganti bavarez ka afat deri të premten, më 15 maj për ta thënë fjalën e fundit.

Kampioni aktual gjerman e ka mundësinë e blerjes përfundimtare të përfaqësuesit kroat për 20 milionë euro.

Shkaku i koronavirusit, Bayerni mund të kërkojë të shtyhet afati për të vendosur për nënkampionin e botës me Kroacinë.

Ish-futbollisti i Wolfsburgut do të donte ta vazhdojë eksperiencën tek gjiganti bavarez pasi ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte. 

(Kosova Sot Online)