Liverpooli e do ‘Neymarin e ri’

  • 16 May 2020 - 09:10
 Liverpooli e do ‘Neymarin e ri’

Liverpooli është duke insistuar për brazilianin, Talles Mango.

Talles Mango është identifikuar si ‘Neymari i ri’ dhe Liverpooli do të bëjë të pamundurën për ta transferuar atë në Anfield.

17-vjecari tashmë e ka kompletuar sezonin me Vasco da Gama në Brazil dhe është pjesë e Brazilit U-17.

Sipas Daily Mail, Reds janë të interesuar për të dhe do të shfrytëzojnë situatën aktuale financiare që do t’i prekë shumë klube për shkak të koronavirusit.

(Kosova Sot Online)