Chiellini thotë se e admiron Suarezin për kafshimin që i ia bëri në Kampionatin Botëror

  • 22 May 2020 - 08:00
Chiellini thotë se e admiron Suarezin për kafshimin që i ia bëri në Kampionatin Botëror

Autobiografia e Giorgio Chiellinit është plot me fraza të paharrueshme dhe detajet po publikohen pothuajse çdo ditë.

Gazeta “AS” ka zbuluar kapitullin në të cilin flet për kafshimin që i dha Luis Suárezi në Kupën e Botës “Brazil 2014”, pak para se uruguaiani të nënshkruante për Barçën. Chiellini jo vetëm që e justifikon Suárezin, por shpjegon se pse e pëlqen atë që ka bërë ai.

“E vërteta është që unë e admiroj dinakërinë e tij. Nëse Suarez nuk do të kishte atë, ai do të ishte lojtar mesatar”, ka thënë Chiellini në autobiografinë e tij “In Giorgio”.

Mbrojtësi qendror italian ka thënë se edhe vetë di të bëjë gjëra të tilla në fushë, që nuk i quaj parregullsi.

Chiellini nuk kërkon që Suarez të pendohet, ndërsa thotë se incidente të tilla janë të kuptueshme.

Ai vlerëson se është i ngjashëm me Suarezin, ndërsa pëlqen të përballet me sulmues si ai.

“Kam biseduar dy ditë pas ndeshjes dhe ai nuk kishte nevojë të më kërkojë falje”.“Edhe unë jam djallëzor në fushë dhe jam krenar për këtë. Dinakëria dhe keqdashja në një masë, janë pjesë të lojës. Nuk do t’i vlerësoja mashtrim. Ju duhet të jeni inteligjent për të tejkaluar kundërshtarin tuaj”, ka shkruar Chiellini.

(Kosova Sot Online )