Zyrtare: Euroliga mbyll sezonin

  • 26 May 2020 - 10:40
Zyrtare: Euroliga mbyll sezonin

Euroleague, kompeticioni më i rëndësishëm kontinental për skuadra në basketboll, ka marrë vendimin për të mbyllur sezonin 2019-2020. Sezoni është ndalur që prej 12 marsit për shkak të coronavirus dhe nuk do të rinisë më.

“Duke parë evoluimin e pandemisë në vende të ndryshme të Europës, çka nuk garanton një zhvillim normal dhe të barabartë të stërvitjes së ekipeve për ndeshjet zyrtare, është marrë vendimi për ta mbyllur sezonin”, thuhet në komunikatën e Euroleague.

Për pasojë, ky sezon nuk do të ketë asnjë ekip kampion, ndërkohë që të 18 ekipet pjesëmarrëse të këtij sezoni janë të konfirmuara edhe për sezonin e ardhshëm 2020-2021. Sezoni i ri do të nisë më 1 tetor. Po ashtu, është mbyllur pa një ekip kampion edhe turneu i EuroCup.

(Kosova Sot Online)