10 rekordet e Messit për të cilat s’flet askush

  • 27 May 2020 - 12:18
10 rekordet e Messit për të cilat s’flet askush

Lionel Messi ka thyer shumë rekorde të ndryshme gjatë karrierës së tij me Barcelonën dhe Argjentinën. Një tifoz i tij ka vendosur t’i theksojë 10 rekorde të argjentinasit për të cilat mendon se nuk flitet mjaftueshëm.

Gjatë karrierës së tij mbresëlënëse, Lionel Messi ka thyer rekorde të shumta botërore, është shkruar në histori të La Ligës, ka fituar gjashtë herë Topin e Artë dhe është afër ta arrijë golin e 1000-të në karrierë.

Messi i kishte shënuar 91 gola brenda vitit 2012, kishte arritur të shënonte në 21 ndeshje radhazi të La Ligës dhe e mban titullin e golashënuesit më të mirë të El Clasicos me 26 golat e shënuara kundër Real Madridit.

Megjithatë, tani që vetëm prej ligave të mëdha evropiane ka rinisur vetëm Bundesliga, tifozët e futbollit kanë gjetur më shumë kohë t’i kujtojnë rekordet e ekipeve dhe lojtarëve të tyre të preferuar.

Një gjë të tillë e bëri edhe përdoruesi @AFC_MxL në Twitter, i cili i grumbulloi dhjetë rekorde të argjentinasit, të cilat nuk janë komentuar sa të lartpërmendurat.

Dhjetë rekordet e Messit për të cilat s’flet askush:

1. Më së shumti gola të shënuara si zëvendësues në La Liga gjashtë shekullit të 21-të.


(Kosova Sot Online)