Burki në vend të Kepas në Chelsea

  • 28 May 2020 - 09:31
Burki në vend të Kepas në Chelsea

Duket se Kepa Arrizabalaga do të largohet nga Chelsea këtë verë, pasi klubi londinez e ka gjetur tashmë një portier të ri në vend të tij.

Chelsea e sheh Roman Burkin si zëvendësues ideal për Kepan dhe pritet të bëjë ofertë për të sapo të hapet afati kalimtar i verës. chelsea

Të kaltrit janë të gatshëm t’i ofrojnë rreth 20 milionë euro për portierin e Borussia Dortmundit.

Kepa nuk kaloi momente të mira nën udhëheqjen e trajnerit Frank Lampard këtë sezon prandaj e ardhja e tij duket larg Stamford Bridge.

Burki, ndërkohë, ka kontratë me Dortmundin vetëm edhe një vjet, prandaj Chelsea shpreson se do të mundë të blejë atë për një çmim të lirë.

(Kosova Sot Online )