Samir Ujkani, në gjunjë kundër racizmit

  • 03 June 2020 - 11:52
Samir Ujkani, në gjunjë kundër racizmit

Portieri i Kosovës dhe Torinos, Samir Ujkani, është solidarizuar me protestuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën kundër racizmit dhe brutalitetit policor. E gjithë skuadra e Torinos u ul në gjunjë, përderisa kapiteni i Kosovës e publikoi këtë fotografi në rrjetet e tij sociale.

I riu amerikan me ngjyrë, George Floyd, vdiq javën e kaluar në Minneapolis pasi Derek Chauvin, një polic i bardhë, i cili ia mbajti gjurin mbi qafë për më shumë sesa tetë minuta.

Chauvin, i cili u shkarkua nga detyra si polic të martën, u arrestua të premten dhe ndaj tij u ngrit akuzë për vrasje të rangut të tretë.

Vdekja e Floyd ka ngjallur protesta gjatë gjithë javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë vazhduar edhe këtë  javë. Protestuesit po kërkojnë që të arrestohen edhe tre policët e tjerë që ishin në vendin e ngjarjes dhe që nuk kishin ndërhyrë për ta ndalur kolegun e tyre, Chauvin.

E përkrahje për këto protesta kundër racizmit dhe brutalitetit policor kanë shprehur sportistë të shumtë edhe nga jashtë SHBA-ja, në mesin e të cilëve është edhe ylli i Kosovës dhe Torinos, Samir Ujkani.

Fillimisht, Liverpooli tregoi përkrahje për protestat në SHBA duke e postuar një fotografi nga stërvitjet, ku të gjithë lojtarët ishin ulur në gjunë, veprim ky i identifikuar me lëvizjen “Black Lives Matter” (në shqip: Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi).

Një veprim të ngjashëm me Liverpoolin tani e ka bërë edhe skuadra e Torinos, përderisa Ujkani e publikoi fotografinë në llogarinë e tij në Instagram, duke e shoqëruar atë me mbishkrimin “Jo racizmit”. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

NO TO RACISM ë

A post shared by Samir Ujkani (@samirujkani) on

(Kosova Sot Online)