Trajneri i Dukagjinit kritikon futbollistët: “Nuk guxojmë të bëjmë këso gabime”

  • 05 June 2020 - 19:23
 Trajneri i Dukagjinit kritikon futbollistët: “Nuk guxojmë të bëjmë këso gabime”

Superliga e Kosovës është rikthyer pas gati tre muajsh pushimi shkaku i pandemisë COVID-19.

Ndeshja e parë që sinjalizoi rikthimin e kampionatit të Kosovës u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndërmjet skuadrës së Llapit dhe Dukagjinit.

Këtë sfidë, të vlefshme për xhiron e 23-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, e fituan vendasit me rezultat 4-1.

Trajneri i Dukagjinit, Severin Elezaj, ka folur pas humbjes nga Llapi.

Ai nuk është aspak i kënaqur me rezultatin.

“Bëmë një lëshim te goli i parë, nuk është dashur të ndodhë. Goli i dytë i tretë gjithashtu ishin lëshime në lojë në ajër, nuk mundemi kështu, por në futboll gjithçka ndodh”, tha ai.

“Tani duhet të shohim para për ndeshjet e ardhshme”.

Ai premtoi se deri në fund ekipi do të mundohet të bëjë paraqitje pozitive për të marrë rezultate sa më të mira, pavarësisht se gjendet e fundit në renditje dhe rënia nga IPKO Superliga duket e pashmangshme.

(Kosova Sot Online)