Serie A, “play-off” nëse ndërpritet sërish kampionati!

  • 08 June 2020 - 17:06
Serie A, “play-off” nëse ndërpritet sërish kampionati!

Kampionati italian po bëhet gati të ristartojë me shpresën për të çuar deri në fund sezonin 2019-2020, ndonëse ende ekziston rreziku që të kemi një tjetër ndërprerje, në varësi të situatës me menaxhimin e koronavirusit.

Liga e Serisë A pati këmbëngulur që nëse kampionati do të ndërpritet sërish, atëherë nuk do të jepet asnjë verdikt si titulli, skuadrat që shkojnë në Europë, apo ato që bien në Serinë B, nëse këto nuk do të jenë zyrtarizuar matematikisht deri në atë pikë të sezonit.

Megjithatë Këshilli i Federatës Italiane të Futbollit ka dalë kundër dhe ka vendosur sot që nëse sezoni do të ndërpritet sërish, atëherë do të aplikohet Play Off-i ose do të përdoret algoritmi, për të përcaktuar verdiktet e sezonit.

Gjithsesi shpresa më e madhe është që gjithçka të shkojë normalisht deri në fund, duke qenë se edhe lajmet që vijnë mbi përhapjen e pandemisë në Itali, janë çdo ditë e më pozitive.

(Kosova Sot Online)