Ylli francez mbërrin në Itali për të nënshkruar me Milanin

  • 17 June 2020 - 20:33
 Ylli francez mbërrin në Itali për të nënshkruar me Milanin

Ashtu siç ishte njoftuar më herët, mbrojtësi francez Pierre Kalulu ka mbërritur sot në Milano dhe po u nënshtrohet testeve fizike, para se të hedhë firmën që do ta lidhë me Milanin për të paktën 5 sezonet e ardhshme.

Futbollisti 20-vjeçar është rritur në akademinë e Lyonit, ku mbante edhe shiritin e kapitenit në skuadrën e të rinjve, por i përfundoi kontrata më 31 maj dhe Milani u tregua më i shpejtë për të marrë shërbimet e tij, duke qenë se ndiqej nga shumë klube.

Kalulu luan si mbrojtës i djathtë, por shpesh është përdorur edhe në qendër të këtij reparti, ndërsa me lojën e tij ka spikatur vazhdimisht në ekipin e të rinjve të Lyonit, duke tërhequr vëmendjen edhe të klubeve si PSG e Bayern Munchen.

Megjithatë vlen të theksohet se Pierre Kalulu nuk ka debutuar ende në një ndeshje të Ligue 1, pasi te Lyon nuk kanë preferuar ta promovojnë, për shkak edhe të mungesës së rinovimit të kontratës.

(Kosova Sot Online)