Khedira ka luajtur ndeshjen e fundit për Juventusin?

  • E.K /
  • 20 June 2020 - 12:18
 Khedira ka luajtur ndeshjen e fundit për Juventusin?

Sami Khedira ndoshta ka luajtur ndeshjen e fundit për Juventusin, pasi raportohet se për të sezoni ka përfunduar.

Khedira luajti kundër Milanit në Kupën e Italisë, por nuk u inkuadrua as nga rezervat në finale kundër Napolit.

Gjermani ka pësuar një dëmtim të tendinit dhe Gazzetta dello Sport paralajmëron se do të jetë jashtë për dy muaj, duke e humbur kështu rifillimin e Serie A.

Përvec kësaj, raportohet se Juve ka mundësi ta lërë të largohet gjermanin që fiton 6 milionë euro në sezon, destinacioni më i mundshëm është MLS.

33-vjeçari ka fituar Scudetton në cdo sezon me ‘Zonjën e Vjetër’.

Sido që të jetë, problemet ia kanë limituar atij paraqitjet, i cili ka luajtur 22 ndeshje në Serie A që nga starti i sezonit 2018/19.

(Kosova Sot Online)