Haaland ia siguron Dortmundit pozitën e dytë, mposht Leipzigun

  • G.G /
  • 20 June 2020 - 18:46
Haaland ia siguron Dortmundit pozitën e dytë, mposht Leipzigun

Në ndeshjen e parafundit të ligës, Dortmundi dhe Leipzigu u përballën drejtpërdrejt në garën për pozitën e dytë në tabelën e Bundesligës, pasi Bayern Munichu veçse është shpallur kampion. Dortmundi e fitoi këtë betejë falë dy golave të shënuara nga Erling Haaland.

Dortmundi e ka siguruar kualifikimin në Evropë si nënkampion i Bundesligës me fitoren 2:0 kundër Leipzigut sot, ndërsa Leipzigu do të duhet të luftojë për një vend në Ligën e Kampionëve edhe në xhiron e fundit të sezonit.

Në një përballje interesante mes Dortmundit dhe Leipzigut, ku të parët e mbajtën topin më shumë dhe patën më shumë raste të mira për ta shënuara, por Leipzigu kishte më shumë goditje drejt portës – Dortmundi arriti ta shfrytëzojë talentin e Haalandit për t’i marrë tre pikët e ndeshjes.

Dortmundi kaloi në epërsi fillimisht në minutën e 30-të të ndeshjes, përmes golit të shënuar nga Haaland, i cili shënoi edhe në momentet e fundit të ndeshjes, në minutën e 93-të.

Goli i dytë i Haalandit e vulosi këtë fitore për Dortmundin dhe pozitën e dytë në tabelën e Bundesligës, ndërsa Leipzigu do të duhet të luftojë edhe në xhiron e fundit të sezonit për vendin kualifikues për Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online)