“Çfarë shakaje!” – Tifozët reagojnë ndaj kontratës së re të Luizit

  • G.G /
  • 24 June 2020 - 13:27
“Çfarë shakaje!” – Tifozët reagojnë ndaj kontratës së re të Luizit

Tifozët e Arsenalit e kanë shfryrë në rrjete sociale zemërimin lidhur ne vendimin e klubit të tyre të zemrës për t’ia zgjatur kontratën David Luizit edhe për një vit tjetër në Emirates Stadium.

Kontrata e mbrojtësit veteran, David Luizit, me Arsenalin pritej të skadonte në fund të këtij muaji dhe, pas disa paraqitjeve plot gabime, ishin shtuar dyshimet se atij mund të mos i rinovohet kontrata.

David Luiz u kritikua shumë pas paraqitjes së tij 25-minutëshe në disfatën me rezultat 3:0 të Arsenalit kundër Manchester Cityt, gjatë së cilës braziliani e shkaktoi një penallti, e fali një gol dhe u  ndëshkua me karton të kuq

Megjithatë, përvoja e 33-vjeçarit dhe mungesa e alternativave shkaku i krizës së sjellë nga koronavirusi, e ka shtyrë Arsenalin ta mbajë atë në skuadër, duke i ofruar zgjatje të kontratës edhe për sezon tjetër.

Këtë vendim të klubit s’e kanë mirëpritur shumë tifozë të Arsenalit, ndërsa tifozë të klubeve rivale dhe faqe të futbollit janë tallur me këtë lajm.

“DAVID LUIZ? ÇFARË SHAKAJE”, shkroi Jack Merriman.

“Është e qartë që s’keni para. Më vjen keq për Artetan”, shkroi Mark Goldbridge.

“Tifozët e Arsenalit kur dëgjojnë se David Luiz e ka zgjatur kontratën me klubin e tyre”, shkroi @WZahaa.

“Aubameyangu kur ta sheh këtë lajm”

(Kosova Sot Online)