Mesazhi i Luis Suarez pasi Liverpooli fitoi Premierligën pas 30 vjetësh

  • E.K /
  • 26 June 2020 - 18:20
 Mesazhi i Luis Suarez pasi Liverpooli fitoi Premierligën pas 30 vjetësh

Triumfit të Liverpoolit në Premierligë pas 30 vjetësh, i është gëzuar edhe ish sulmuesi, Luis Saurez.

Redsat zhvilluan një sezon magjik me Jurgen Klopp dhe pas gabimit mbrëmë të Manchester City në udhëtim te Chelsea, edhe matematikisht 7 xhiro para fundit të sezonit, u shpallën kampion për edicionin 2019/20.

Gëzimi ishte i jashtëzakonshëm dhe festa në Liverpool para Anfield zgjati deri në orët e para të mëngjesit, derisa natyrisht, edhe Luis Suarez ndjehet i lumtur që më në fund, pas pritjes ë gjatë, erdhi titulli i shumë kërkuar.

“Jordan (Henderson) dhe gjithë futbollistët tjerë të Liverpool, jam shumë i lumtur për ju dhe familjet tuaja dhe gjithashtu për njerëzit që punojnë në Liverpool, për të gjithë tifozët. Shpresoj ta shijoni këtë kohë sepse është e mrekullueshme për tifozët e Liverpoolit… ju jeni kampion”, tha ai në një lidhje direkte nga Barcelona për Liverpool TV.

Suarez e ka veshur katër sezone fanellën e Liverpoolit, ka shënuar 82 gola në 132 paraqitje.

(Kosova Sot Online)