Premtimi i Jurgen Klopp pas triumfit në Premierligë

  • 27 qershor 2020 - 13:49
 Premtimi i Jurgen Klopp pas triumfit në Premierligë

Klopp u ka premtuar tifozëve të Liverpoolit se ky është vetëm fillimi.

Pas 30 vjetësh, Liverpooli i dha fund vuajtjeve duke triumfuar në Premierligë.

Më meritore për sukseset e Liverpoolit në vitet e fundit është padyshim, Jurgen Klopp.

Ai u ka premtuar fansave se s’do të ndalen dhe se ekipi do të vazhdojë të përmirësohet për të fituar të tjerë trofe.

“13 muajt e fundit kanë qenë shumë special për ne, kjo është e vërtetë”, tha Klopp.

“Dua të përfshijë gjithë vitin sepse ka qenë një kohë fantastike në jetën time futbollistike. Nuk e kam përjetuar më parë, jo kaq mirë, atë që po tregojnë djemtë është e jashtëzakonshme”.

“Nuk do të ndalemi, duam të qëndrojmë të fokusuar, sepse shohim mundësi. Ju premtoj se do të përmirësohemi, por kjo s’do të thotë se do të fitojmë gjithçka, por do të përmirësohemi. City është fantastik, kështu që s’mund të ju premton se do të fitojmë diçka”.

(Kosova Sot Online)