Prishet qetësia te Barcelona, tension mes Messit dhe Eder Sarabia në Vigo, Leo e injoron disa herë!

  • G.G /
  • 29 June 2020 - 16:44
Prishet qetësia te Barcelona, tension mes Messit dhe Eder Sarabia në Vigo, Leo e injoron disa herë!

Është prishur qetësia te Barcelona.

Quique Setién mohoi të ketë përçarje në zhveshtore, por një video e publikuar në emisionin “El Partidazo” në Movistar, tregon të kundërtën.

Gjatë njërës prej pauzave në ndeshjen me Celta Vigon, Leo Messi është kapur nga kamerat duke injoruar keq Eder Sarabianin.

Ai disa herë tenton t’i flasë, por Messi lëshon një fjalë, nuk e shikon as në sy dhe largohet.

Duket se raportet mes tyre janë të tmerrshme.

Barcelona ka mbetur 2 pikë prapa Real Madridit në renditjen e La Ligës dhe me barazimin në Celta Vigo, ia ka dhënë dorën Realit në garën për titull. 

(Kosova Sot Online)