Është 30-vjeçar, por Pjanic fiton super kontratë dhe klauzolë të çmendur

  • E.K /
  • 29 June 2020 - 21:00
 Është 30-vjeçar, por Pjanic fiton super kontratë dhe klauzolë të çmendur

400 milionë euro, kjo do të jetë klauzola e Pjanic në Barcelonë.

Tashmë edhe zyrtarisht, Miralem Pjanic është lojtar i Barcelonës.

Boshnjaku ka kompletuar transferimin nga Juventusi për 60 milionë euro plus 5 bonuse, derisa transferimi ndodhi në marrëveshje shkëmbimi, pasi Arthur Melo la klubin katalunas për Zonjën e Vjetër.

Barcelona ka njoftuar se Pjanic ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, deri në vitin 2024 dhe do të ketë klauzolë 400 milionë euro.

(Kosova Sot Online)