Sane ka kryer njërën pjesë të testeve mjekësore te Bayerni

  • S.A /
  • 02 July 2020 - 08:55
Sane ka kryer njërën pjesë të testeve mjekësore te Bayerni

Leroy Sane është shumë afër zyrtarizimit si lojtar i ri i Bayern Munichut.

Gjatë ditëve të fundit është raportuar për një marrëveshjes mes Manchester Cityt dhe Bayernit për transferimin e yllit gjerman, Sane në Bavari. Tashmë ky transferim është afër kompletimit, pasi sulmuesi anësor ka arritur në Bavari për teste mjekësore.

Sipas mediumit të madh gjerman Bild, Sane ka kryer pjesën e parë te testeve mjekësore gjatë mbrëmjes së djeshme (e mërkurë). Ky medium shton se gjermani pjesën e dytë para zyrtarizimit do ta kryej gjatë ditës së sotme (e enjte).Transferimi thuhet se do t’i kushtojë Bayernit 54.8 milionë funte apo rreth 60 milionë euro.

(Kosova Sot Online )