“Fergusoni e mashtroi klubin dhe ma pesëfishoi pagën”

  • S.A /
  • 07 July 2020 - 09:38
“Fergusoni e mashtroi klubin dhe ma pesëfishoi pagën”

Ish-futbollisti irlandez, Keith Gillespie, thotë se Sir Alex Ferguson shërbeu pothuajse si agjent i tij i përkohshëm dhe ia pesëfishoi pagën kur futbollisti e la Manchester Unitedin dhe u transferua në Newcastle.

Keith Gillespie kishte kaluar nëpër grupmoshat e ndryshme në akademinë e Manchester Unitedit, mirëpo u largua nga gjiganti anglez në vitin 1995 në kërkim të më shumë minutave lojë, pasi që David Beckham arriti të zë vend në ekip para tij.

Pas transferimit në Newcastle, atij iu plotësua dëshira pasi që ishte i rregullt në formacionin e parë për tre vjet, para se të transferohej në Blackburn në vitin 1998.

Dhe tani Gillespie ka bërë të ditur se karriera e tij në Newcastle i ishte bërë edhe më e këndshme falë një intervenimi nga Fergusoni.

“Ne shkuam në hotel dhe pastaj unë telefonova në shtëpi. Nëna ime u përgjigj dhe unë ia sqarova situatën dhe trajneri e mori telefonin dhe i tha: “Shikoni, a është në rregull nëse e bëj unë marrëveshjen dhe veproj si të isha agjenti i tij”, ka thënë Gillespie.

“Ajo tha se e pranonte këtë ofertë me kënaqësi dhe unë e mbaj mend se trajneri më tha që të mos e thoja asnjë fjalë kur të fillonin negociatat. Ne paguheshin 230 funte në javë dhe kontrata ime do të ishte 250 funte në javë për vitin e ardhshëm”.

“Por, e mbaj mend se Sir Alex u kishte thënë: “Epo, Keith paguhet tani 600 funte në javë dhe ne duam që ju t’ia dyfishoni pagën në 1200 funte në javë”. Unë e ngrita menjëherë kokën dhe ai e përsëriti dhe ma dha një shikim për të më thënë të mos e hap gojën. Newcastle e pranoi atë ofertë menjëherë”.

(Kosova Sot Online )