Lajmi i fundit: CAS-i e shfuqizon dënimin e Manchester City

  • S.A /
  • 13 July 2020 - 11:05
Lajmi i fundit: CAS-i e shfuqizon dënimin e Manchester City

Manchester City do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) e ka shfuqizuar dënimin me dy vjet pezullim nga futbolli evropian për klubin anglez.

UEFA e dënoi Man Cityn me dy vjet pezullim nga garat evropiane në shkurt të këtij viti, për shkelje të rënda të rregullave për ndershmëri financiare dhe licencim të klubit.

Klubi i Premierligës i pati mohuar akuzat në mënyrë ta vazhdueshme dhe të ashpër dhe muajin e kaluar vendosi të ankohej ndaj dënimit në CAS.

]pas një seance dëgjimore që zgjati tri ditë në muajin qershor, CAS-i ka vendosur tani që t’ia heqë dënimin të kaltërve.

Kjo nënkupton se City do të jetë i lirë të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi e ka siguruar një vend në garën më prestigjioze evropiane duke qenë se e siguroi vendin e dytë në Premierligë të shtunën pas fitores 5:0 ndaj Brighton.

(Kosova Sot Online )