Klopp e konfirmon datën e largimit nga Liverpooli

  • G.G /
  • 13 July 2020 - 13:42
Klopp e konfirmon datën e largimit nga Liverpooli

Jurgen Klopp e ka vendosur të largohet nga Liverpooli sapo t’i mbarojë marrëveshja me klubin në vitin 2024.

Trajneri gjerman synon të qëndrojë në Anfield deri në përfundim të kontratës, e cila i zgjat deri në verën e vitit 2024, dhe pastaj të rikthehet në atdhe.

53-vjeçari nënshkroi marrëveshje të re me të kuqtë në dhjetor të vitit 2019, duke ia kushtuar klubit të ardhmen, dhe vetëm disa muaj më vonë ia fitoi edhe titullin e parë në ligë pas plot 30 vjetëve.

Përveç titullit në Premierligë së fundmi, Klopp e udhëhoqi Liverpoolin edhe drejt fitimit të trofeut në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube sezonin e kaluar.

Sfida me të cilën përballet Klopp tani është ta shtojë këtë sukses në vitet në vazhdim.

“Katër vjet në Liverpool”, tha Klopp i pyetur se sa gjatë e ka ndërmend të qëndrojë në Angli.

E i pyetur nëse e ka për qëllim të rikthehet në Gjermani, trajneri i të kuqve tha: “Patjetër, për të jetuar pasi ta përfundoj karrierën. Më shumë mundësi në Mainz”.

(Kosova Sot Online)