Roma e do Milikun si zëvendësues të Dzekos

  • S.A /
  • 15 July 2020 - 09:27
Roma e do Milikun si zëvendësues të Dzekos

Roma është duke punuar në transferimin e Arkadiusz Milik nga Napoli në këtë afat kalimtar veror. Giallorossët po kalojnë nëpër një formë të dobët në këtë edicion dhe nuk duan që e njëjta gjë tu ndodhë edhe në atë të riun. Sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport, Roma po tenton që të transferojë Milikun nga rivali i tyre i Serie A. Sulmuesi polak shihet si zëvendësues ideal i Edin Dzekos që tashmë është ën përfundim të karrierës së tij.

Boshnjaku lidhet me një largim nga Olimpico me të përfunduar ky edicion, me Interin që thuhet se dëshiron ta transferojë. Në anë tjetër, Milik ka zgjuar interesimin e klubeve si Juventus, Arsenal, Manchester United e Tottenham Hotspur. Napoli ka bërë të ditur se ata mund të lejojnë largimin e sulmuesit po vetëm nëse pranojnë mbi 60 milionë euro për kartonin e tij.

(Kosova Sot Online )