Chelsea e gatshme t’i ofrojë Havertzit çfarë të dëshirojë vetëm të kalojë në Stamford Bridge

  • S.A /
  • 15 July 2020 - 10:07
Chelsea e gatshme t’i ofrojë Havertzit çfarë të dëshirojë vetëm të kalojë në Stamford Bridge

Chelsea është duke bërë të pamundurën për të transferuar Kai Havertzin nga Bayer Leverkuseni në këtë afat kalimtar veror. The Blues janë duke i prirë garës për transferimin e anësorit gjerman, pasi edhe disa skuadra evropiane janë në garë për të.Leverkusen i ka bërë të ditur Chelseat se ata duan 100 milionë euro për të lejuar largimin e Havertzit në këtë verë.

Skuadra londineze është e gatshme që të paguajë atë shumë, në mënyrë që të përforcojë skuadrën për edicionin e ri. Chelsea tashmë ka transferuar Hakim Ziyechin nga Ajaxi dhe Timo Wernerin nga Rasenball Sport Leipzig, gjersa Havertz parashikohet si transferimi i tyre i tretë.

(Kosova Sot Online )