Man Utd mund të ndahet me Sanchezin

  • E.K /
  • 15 July 2020 - 17:19
 Man Utd mund të ndahet me Sanchezin

Sulmuesi kilian nuk ka pranuar ulje të pagës dhe “Djajtë e Kuq” mund ta shesin atë këtë verë.

Alexis Sanchez mund të ndahet me Manchester Unitedin gjatë kësaj vere.

Sulmuesi kilian ka refuzuar t’i ulet paga, prandaj edhe pritet të largohet nga “Old Traffordi” në javët në vazhdim.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Daily Mail”, përcjell “Gazeta Express”.

Sanchez aktualisht është i huazuar në Inter dhe e ardhmja e tij ka mbetur pezull.

Ish-futbollisti i Udineses, Barcelonës e Arsenalit i ka edhe dy vjet kontratë me Unitedin.

Në këtë periudhë ai pritet t’i marrë 28 milionë euro.

Interi nuk ka vendosur ende nëse do ta mbajë apo jo lojtarin.

(Kosova Sot Online)