Kololli komenton deklaratën e tij kontroverse: S’jam homofobik

  • G.G /
  • 18 July 2020 - 19:47
Kololli komenton deklaratën e tij kontroverse: S’jam homofobik

Benjamin Kololli i ka komentuar sërish deklaratat e tij kontroverse të vitit 2017, pasi gjyqtari Pascal Erlachner kishte bërë të ditur se është homoseksual, duke insistuar se ai nuk është homofobik dhe se nuk ka pasur kurrë probleme me gjyqtarin në fjalë.

Pascal Erlachner kishte luajtur futboll deri në vitin 2004, ndërsa më vonë e kishte nisur karrierën si gjyqtar. Në vitin 2017, ai kishte bërë të ditur se i përket komunitetit LGBT, lajm ky për të cilin ishte pyetur edhe kosovari Kololli.

“Është mendimi i tij, zgjedhja e tij. Ne jetojmë në një botë ku gjithçka mund të ndodhë. Ne e diskutuam këtë lajm brenda skuadrës. Nëse do të kishte dalë një lojtar të thotë ashtu, do të ishte shikuar më negativisht. Do të kishte qenë më e vështirë ta kapërdijmë”, kishte thënë Kololli.

Kur ishte pyetur se a kishte ndodnjë lojtar homoseksual në skuadrën e tij, Kololli ishte përgjigjur: “Shpresoj qe jo. Por, nuk është e pamundur. Nëse ka, ai person do të duhej ta mbante për vete [të mos tregojë]”.

I pyetur për atë deklaratë të tij në një intervistë të fundit të dhënë për gazetën zvicerane NZZ, Kololli mohoi të jetë homofobik.

“Papritmas, unë konsiderohesha homofobik. Por, s’kam qenë asnjëherë. Unë ndihesha i keqkuptuar. Nuk e kam pasur kurrë asnjë problem me Zotëri Erlachner”, tha Kololli. 

(Kosova Sot Online)