Ramos theu edhe një rekord tjetër me golin kundër Leganes

  • S.A /
  • 20 July 2020 - 11:10
Ramos theu edhe një rekord tjetër me golin kundër Leganes

Sergio Ramos e ka thyer rekordin për më së shumti gola të shënuara nga një mbrojtës brenda një sezoni në histori të La Ligës në shekullin 21.

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, e shkroi historinë me golin kundër Leganes të dielën.

Ai e shënoi golin e 11-të në këtë sezon, në barazimin e Real Madridit 2:2 me Leganes, më shumë se çdo mbrojtës tjetër në La Liga në shekullin e 21-të.

Mariano Pernia e mbante rekordin për më së shumti gola nga një mbrojtës këtë shekull, me 10 golat e tij para 15 vjetëve.

Që prej rifillimit të La Ligës në qershor, Ramos i shënoi po aq gola sa Lionel Messi, 6, dhe ishte lojtari kryesor në frymëzimin e Real Madridit drejt titullit.

(Kosova Sot Online )