Të shtunën e të dielën automobilistët garojnë në Grashticë

  • G.G /
  • 24 July 2020 - 11:39
Të shtunën e të dielën automobilistët garojnë në Grashticë

Automobilistët e Kosovës këtë fundjavë do ta kalojnë në kryeqytet, saktësisht në shtegun e Grashticës, ku do të mbahet gara e dytë e disiplinës malore për kampionatin e sivjetmë.

Prishtina Racing Team në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës i kanë marrë të gjitha masat për organizim sa më të mirë të garës.

Vozitja e parë testuese është paraparë të kryhet të shtunën në orën 13:00, ndërsa e dyta 30 minuta pas përfundimit të garës së parës. Ndërsa, të dielën gara zyrtarisht fillon në ora 12:00.

“FASK në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera relevante kërkon bashkëpunim dhe mirëkuptim nga qytetarët, të cilët kanë planifikuar të udhëtojnë në atë pjesë, pasi rruga do të jetë e mbyllur në intervale të caktuara kohore, por që do që sipas mundësive, pritjet e tyre do të jenë sa më të shkurtra”, thuhet në njoftimin e federatës.

(Kosova Sot Online)