Zënka verbale mes Lampard dhe Klopp – trajneri anglez pendohet për fjalët e thënë vetëm shkaku i vajzave të tij

  • S.A /
  • 24 July 2020 - 16:31
Zënka verbale mes Lampard dhe Klopp – trajneri anglez pendohet për fjalët e thënë vetëm shkaku i vajzave të tij

Frank Lampard dhe Jurgen Klopp u përfshinë në një sherr me fjalë jo të vogël në pjesën e parë të ndeshjes Liverpooli-Chelsea. 

Ndeshja në fund u mbyll me rezultat 5-3, rezultat që ua vështirëson gjërat Chelseat në luftën e tyre për Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Chelseat, Lampard, iu drejtua me fjalë fyese Kloppit dhe stafit të tij, por duhet se ai është penduar për ato fjalë.

“A jeni penduar? Mendoj se për shkak të gjuhës që përdora, jam penduar, sepse gjëra të tilla shpërndahen shumë në rrjetet sociale”.

“Kam dy vajza të reja që përdorin rrjetet sociale dhe jam penduar për diçka të tillë”, ka thënë Lampard.

Duket si ai nuk është penduar aspak për fjalët e shkëmbyera me Jurgen Klopp, por vetëm për gjuhën e përdorur.

Pas ndeshjes Lampard dhe Klopp shtrënguan duart, por nuk dukej një përshëndetje e përzemërt.

Marrëdhënia mes dy trajnerëve nuk është e mirë dhe sezonin e ardhshëm pritet të ketë më shumë rivalitet.

Liverpooli në këtë ndeshje mori trofeun e kampionit.

(Kosova Sot Online)