Princi i Anglisë zbulon si u bë tifoz i Aston Villas: S’doja të bëhesha me Chelsean apo Unitedin

  • S.A /
  • 29 July 2020 - 09:33
Princi i Anglisë zbulon si u bë tifoz i Aston Villas: S’doja të bëhesha me Chelsean apo Unitedin

Princi William, Duka i Kembrixhit, ka sqaruar në një intervistë të fundit se si është bërë tifoz i Aston Villës, përderisa ka insistuar se ai nuk do t’i shtyjë edhe fëmijët e tij ta duan të njëjtën skuadër.

Për dallim nga anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, princi William kishte krijuar huti kur kishte zbuluar se është tifoz i Aston Villës, për shkak të mungesës së një lidhjeje lokale apo familjare me klubin

Ai postoi në Twitter pasi Aston Villa arriti t’i shmanget rënien nga Premierligë të dielën, duke bërë shkak se mbijetesa “nuk kishte qenë asnjëherë në dyshim”.

“Vetëm në vitet e fundit kam arritur ta konceptoj Villën me të vërtetë si skuadrën time. I shikoj ata shumë. U kushtoj rëndësi statistikave dhe i shikoj ata çdo javë”, ka thënë William.

“Ishte ndeshja e parë e FA Cup në të cilën mbaj mend se kam shkuar, ishte Villa kundër Boltonit dhe unë isha i ulur në tribuna me një kapele. Me siguri isha diku rreth 12-vjeçar dhe shkova atje me shumë shokë. U ula mes tifozëve të Villës dhe më pëlqeu shumë ajo atmosferë”.

“Në atë kohë, unë nuk doja aspak të bëhesha tifoz i Manchester Unitedit apo Chelseat, si të gjithë të tjerët në shkollën time. Më pëlqeu ideja që Villa ka një histori të vërtetë, me kupa evropiane të fituara dhe gjëra të tilla”.

“E ndjeva një lidhje me klubin, më shumë sesa kur i shikoja ekipet e tjera. Villa më dukej si një klub me të vërtetë krenar i Midlands dhe kjo e bënte klubin shumë të veçantë për mua”.

“Unë nuk po tentoj ta bind djalin tim të bëhet tifoz i Villës, po e lë ta zgjedhë vetë rrugën e tij. Në fillim brengosesha se do të bëhej tifoz i Chelseat, por tani ka ardhur Frank Lampard dhe më duket se kultura ka ndryshuar, kështu që do të isha në rregull me këtë”.

(Kosova Sot Online )