Salah befason tifozët me stilin e ri të flokëve

  • S.A /
  • 30 July 2020 - 09:45
Salah befason tifozët me stilin e ri të flokëve

Ylli egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah, e ka ndërruar stilin e tij të flokëve, gjë që ka shkatuar huti dhe reagime të shumta nga ana e tifozëve në rrjete sociale.

Sulmuesi anësor i Liverpoolit e ka mbajtur të njëjtin stil të flokëve që nga kthimi i tij në Premierligë në vitin 2017 dhe ai stil i flokëve ishte bërë pjesë kyçe e imazhit të tij për tifozët.

Megjithatë, egjiptiani e shfrytëzoi llogarinë e tij në Instagram për ta publikuar një fotografi me stilin e ri të flokëve, që i la tifozët të befasuar.

28-vjeçari i ka shkurtuar dukshëm flokët anash dhe disa tifozë u shprehën të zhgënjyer me këtë ndryshim, duke shkruar se duan ta shohin sërish lojtarin e tyre të zemrës me stilin e tij “ikonik”.

 

(Kosova Sot Online )