Casillas mban mend rezultatet dhe golashënuesit në ndeshjet që ka luajtur

  • E.K /
  • 04 August 2020 - 15:57
Casillas mban mend rezultatet dhe golashënuesit në ndeshjet që ka luajtur

Pasi Iker Casillas e konfirmoi pensionimin e tij nga karriera 22-vjeçare si futbollist, tifozët e kanë rikujtuar një video të vjetër të spanjollit, ku ai tregon se e mban mend rezultatin e çdo ndeshjeje në të cilën ka luajtur e madje kujton edhe golashënuesit.

Iker Casillas e zyrtarizoi të martën pensionimin nga karriera e tij si futbollist, që zgjati 22 vjet. Ish-portieri legjendar i Real Madridit po pensionohet në moshën 39-vjeçare, pas një arresti kardiak që e kishte pësuar në maj të vitit të kaluar.

Fituesi i Kupës së Botës me Spanjën nuk ka luajtur në asnjë ndeshje me karakter garues që nga maji i vitit të kaluar, kur e kishte pësuar një arrest kardiak. Ai ishte shëruar nga ai sulm në zemër dhe i ishte bashkuar skuadrës së Portos sërish për sezonin 2019/20, kur ishte edhe pjesë e skuadrës zyrtare të gjigantit portugez.

Megjithatë, tani Casillas e ka marrë vendimin të pensionohet përderisa ka thënë se po kërkon një sfidë të re jashtë fushës së lojës, duke i dhënë kështu karrierës mbresëlënëse 22-vjeçare në futboll.

Casillas ka shumë fotografi, video e medalje të arta për t’ia kujtuar sukseset që i kishte arritur gjatë karrierës së tij, megjithatë ai më herët pati treguar se s’ka nevojë për ato për t’i kujtuar ndeshjet në të cilat ka luajtur.

Në vitin 2014, Real Madridi e kishte publikuar një video ku Casillas e shfaq aftësinë e tij për t’i mbajtur mend detaje nga ndeshjet në të cilat ka luajtur.

Anëtarë të stafit të trajnerëve të Real Madridit, përfshirë këtu legjendën e Los Blancos, Fernando Hierro, e pyesin Casillasin në atë video për ndeshje dhe sezone të caktuara, ndërsa spanjolli jo vetëm që i tregon rezultatet e ndeshjeve, por edhe golashënuesit.

Casillas e kishte nisur karrierën si adoleshent në Real Madrid dhe kishte vazhduar duke i bërë 725 paraqitje për Los Blancos – duke u ndihmuar t’i fitojnë pesë tituj të La Ligës dhe tre tituj të Ligës së Kampionëve.

Ai gjithashtu ishte kapiten i Spanjës në Kupën e Botës 2010, të cilën e fituan spanjollët, dhe shijoi suksese edhe në Kampionatet Evropiane 2008 dhe 2012.

Një largim nga vendlindja e dërgoi atë në Portugali në vitin 2015, kur ai e nisi rrugëtimin me Porton, për të cilët i bëri 156 paraqitje. 

(Kosova Sot Online)