Anulohet Madrid Open shkaku i numrit të lartë të rasteve me Coronavirus në Spanjë

  • S.A /
  • 05 August 2020 - 08:59
Anulohet Madrid Open shkaku i numrit të lartë të rasteve me Coronavirus në Spanjë

Turneu i tenisit “Madrid Open” është anuluar shkaku i numrit të lartë të infektimeve me Coronavirus në Spanjë.

Gara e madhe do të mbahej në muajin maj, mirëpo shkaku i Coronavirusit që shpërtheu në gjithë Evropën, ajo u shtye për në muajin shtator.

Në fillim ishte parashikuar që Madrid Open të anulohej tërësisht për këtë vit, mirëpo pasi French Open u shtye për në fund të muajit shtator, një veprim i tillë ndikoi aty.

“Duke shikuar me shumë përgjegjësi në situatën aktuale të shkaktuar nga COVID-19, së bashku me autoritetet, me një vendim unanim është marrë vendim që Madrid Open të mos zhvillohet në këtë vit edhe pse ishte përcaktuar të mbahej më 12 deri më 20 shtator”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Për dallim nga Madrid Open, garat e tjera të mëdha në tenis janë duke u zhvilluar dhe pritet të zhvillohen edhe në muajt e mbetur të këtij viti.

(Kosova Sot Online )