Rudiger, kundër largimit potencial të Willian: Ai është si Hazard

  • S.A /
  • 05 August 2020 - 12:51
Rudiger, kundër largimit potencial të Willian: Ai është si Hazard

Antonio Rudiger beson se skuadrës së Chelseat do t’i mungojë Willian nëse ai vendos të largohet përfundimisht nga klubi si transferim i lirë, përderisa i krahasoi aftësitë e anësorit brazilian me ato të ish-bashkëlojtarit të tyre, Eden Hazardit.

Chelsea do të përballet me Bayern Munichun në Ligën e Kampionëve më 8 gusht, mirëpo e ka një detyrë të vështirë para vetes për t’i arritur çerekfinalet, pasi pësoi disfatë 3:0 në ndeshjen e parë në shkurt.

Ndeshja në Allianz Arena mund ët jetë e fundit për Willian me klubin londinez, pasi që ai ka refuzuar ta rinovojë kontratën e tij dhe Arsenali raportohet se do ta marrë si transferim të lirë këtë verë.

Rudiger thotë se 31-vjeçari e kishte mirëpritur atë në zhveshtore pas ardhjes së tij në Premierligë në vitin 2017 dhe thotë se do t’i mungojë anësori nëse ai largohet këtë verë.

“Që nga dita e parë kur erdha në Chelsea, ai dhe Daviz Luiz më mirëpritën në skuadër dhe më mirëpritën gjatë muajve të parë, sepse nuk është periudhë e lehtë”, ka thënë Rudiger.

“Ai është një djalosh i mrekullueshëm dhe një futbollist shumë, shumë i mirë. Ai është i qetë dhe modest. Do të mërzitëm nëse nuk do ta kem më bashkëlojtar. Ai nuk është tipi i lojtarit që flet shumë”.

“Ai thjesht e bën punën e vet në fushën e lojës, sikur Eden Hazard. Duke luajtur, ai e dëshmon veten. Ai është një lojtar që e drejton rrjedhën e lojës dhe pak lojtarë në botë e kanë këtë cilësi”.

“Ai gjithmonë punon shumë në stërvitje dhe pastaj ndalet më vonë për t’i ushtruar goditjet nga gjuajtjet e lira. Ai është një person që dëshiron gjithmonë të përmirësohet”.

(Kosova Sot Online )