E papritur, Zidane po ‘gënjen’ për Bale – zbulohet biseda dhe përse nuk udhëtoi me ekipin!

  • S.A /
  • 08 August 2020 - 10:36
E papritur, Zidane po ‘gënjen’ për Bale – zbulohet biseda dhe përse nuk udhëtoi me ekipin!

Janë kampion të Spanjës, por Real Madridi aktualisht nuk është aspak në një situatë të mirë, sidomos pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Vinicius Junior është i fundit që është rebeluar ndaj vendimeve të Zinedine Zidane, që nuk e inkuadroi asnjë minutë në humbjen 2-1 nga Manchetser City,

Sido që të jetë, temë diskutimi vazhdon të jetë ajo që ndodhi me Gareth Bale.

Zidane tha në konferencë për media se ishte kërkesa e lojtarit që të mos udhëtojë në Manchester.

Por, gazetari i ‘El Pais’, Oscar Sanz, për ‘El Chiringuito de Jugones’ ka zbuluar se para udhëtimit në Manchester City, Zizu dhe Bale diskutuan.

Bale i kishte pyetur Zidanin; A do të luaj?, derisa përgjigjja e francezit ishte e prerë; ‘JO’.

Ai kishte kërkuar shpjegime nga Zizu nëse do të luajë të paktën disa minuta në pjesën e dytë sipas Oscar, derisa përgjigjja e Zidanit ishte sërish e prerë; ‘Nuk do të luash!’.

Dhe, sipas Oscar Sanz, kjo e shtyri Balen që përfundimisht të mos udhëtojë për Manchester.

Zidane është duke u kritikuar për vendimet që mori mbrëmë në ‘Etihad Stadium’.

(Kosova Sot Online )