Milani e prezanton fanellën e tretë për sezonin 2020/21

  • G.G /
  • 17 August 2020 - 11:58
Milani e prezanton fanellën e tretë për sezonin 2020/21

Milani e ka prezantuar fanellën e tretë Puma për sezonin 2020/21, e cila ka ngjyrë të kaltër dhe është e frymëzuar nga fanella e katërt nga sezoni 1995/96.

Kuqezinjtë e fituan titullin në Serie A atë vit dhe kjo fanellë do t’ua kujtojë tifozëve atë sezon.

Skuadra e Fabio Capellos përfshinte lojtarë si George Weah dhe Roberto Baggio dhe i kishte humbur vetëm tri prej 34 ndeshjeve në ligë, duke e fituar titullin si lider i pakapshëm para Juventusit.

(Kosova Sot Online)